Kam luftuar përkrah rahmetli Aqif Efendiut, Bahri dhe Dervish Dresheviqit!

sinan
  • Sinan Beshqanin dëshmitar i gjallë i krimeve komuniste  në Haxhet të Novi Pazarit, flet për ngjarjen më të tmerrshme që përjetoi popullata e pafajshme e kësaj treve  në  viti 1945, kur  serbët  pushtuan përherë të dytë Sanxhakun dhe viset tjera.

Naser Bakiq

Sinan Beshqanin nga Novi Pazar, i cili  tani ka 93 vjet, tregon si ka luftuar në Luftën e Dytë Botërore krah për krah me Aqif Efendi Blytën, vëllezërit  Bahri dhe Dervish Dervisheviqin ( Dreshaj) dhe me  trimat tjerë të Sanxhakut.

Plaku 93 vjeçar i lindur në Novi Pazar, dëshmitar i gjallë i ekzekutimeve  masive në Haxhet , lagje e  qytetit përshkruan  këtë ngjarje të dhimbshme:”Në ekzekutimet që i bënë komunistët në vitin 1945 në Haxhet të parët ishin Tahir dhe Rifat Rugova. I kanë kapur të zhveshur, vetëm në të brendshme, nuk i kanë lejuar të vishen dhe ashtu i kanë ekzekutuar. Kështu filluan ekzekutimet në Novi Pazar”. Mandej vazhdon tregimin, “ Kam luftuar dhe kam qenë i plagosur, kam qen i ri dhe nuk jam frikuar, e dua vendin tim Sanxhakun dhe jam krenar që kam marrë pjesë në luftën për mbrojtjen e tij. Gjyshi im Habibi, ndjesë pastë ka jetuar ma tepër se 100 vjet, ndërsa babi im 98, “ tregon xha Sinani, duke shtuar  se “ jeta është e bukur” dhe se djali i tij përkujdeset shumë mirë për te  sa që , siç thotë ai “ dëshiroj të jem i pavdekshëm”. “ Jam i lëvizshëm, faleminderit prej zotit, e dua jetën , e dua Sanxhakun tim”, vazhdon axha Sinan . Sipas tij “Gjermanët  kanë qenë të mirë dhe njerëz të ndershëm. Shqiptarët dhe Boshnjakët kurrë nuk i kanë sulmuar. Nuk pijë alkool, nuk pijë duhan, përndryshe  as prindërit e mi e as gjyshi nuk kanë pirë duhan as konsumuar alkool. Ushqehuni me  ushqim natyral do të jetoni gjatë”, këshillon Sinan Beshqanin