Jahjaga në Beograd për promovimin e librit për gratë e dhunuara në Kosovë, mediet serbe e vlerësojnë si sulm

informer

Mediet e Serbisë, përkatësisht Informer ka vënë në fokus pjesëmarrjen e ish presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, e cila do të merr pjesë në promovimin e librit që sjellë dhjetë rrëfime të grave shqiptare, të cilat janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë, shkruan KultPlus.

 

Nesër fillon Festivali “Mirëdita, dobar dan”, në Beograd, ku deri më 3 qershor do të prezantohen aktivitete të ndryshme në kuadër të këtij festivali, shkruan KultPlus.

Por mediet e Serbisë, përkatësisht Informer ka vënë në fokus pjesëmarrjen e ish presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, e cila do të merr pjesë në promovimin e librit që sjellë dhjetë rrëfime të grave shqiptare, të cilat janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë “Dua të më dëgjojnë – Librin e kujtimeve me rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë”,
“Sulm i ri i shqiptarëve: Jahjaga përdhunon Serbinë në mes të Beogradit!”, shkruan Informer, duke e nxjerrë këtë tekst në ballinën e kësaj gazete.

“Atifete Jahjaga, në mes të Beogradit mban fjalimin se si serbët në mënyrë të organizuar kanë përdhunuar gratë shqiptare ?!…”, kanë specifikuar në këtë medium, mbi paraqitjen e Jahjagës në Beograd. Libri me rrëfimet e dhjetë grave të Kosovës është promovuar më herët edhe në Prishtinë, dhe është i përkthyer edhe në anglisht dhe serbisht./KultPlus.com