“Serbët në Kosovë nga sot i ndihmon OJQ-ja ruse”

auto_ojqruese1506346479

OJQ “Ruska humanitarna misija” (Misoni humanitar rus) në bashkëpunim me Zyrën e Kosovës, në të ardhmen do at ndihmojë popullin serb në Kosovë, transmeton Koha.net

 

Drejtori i kësaj zyre Marko Gjuqir dhe udhëheqësi i për Ballkanin i OJQ-së ruse, Branimir Neshiq kanë nënshkruan në Beograd Memorandumin e bashkëpunimit, përcjell b 92.

Sipas këtij memorandumi, kjo OJQ do të ndihmojë popullin serb në Kosovë në fushën arsimimit, shëndetësisë dhe të ndihmës sociale.

Gjuriq me këtë rast ka theksuar se “është e natyrshme që në luftën për ekzistencë të popullit tonë në Kosovë të punojnë bashkë serbët e rusët dhe në esencë është me shumë rëndësi që „Ruska humanitarna misija” është përfshirë në ndihmë popullit tonë në Kosovë në më mënyrë të organizuar”.

Ai ka shtuar se kjo OJQ është një organizatë që nga Rusia tubon donatorë të rëndësishëm.

Gjuriq ka theksuar se tashmë janë bërë disa projekte dhe aktivitete për këtë vit e vitin e ardhshëm që përfshijnë investime në spitale, shkolla dhe sisteme të tjera “që janë vitale për ekzistencën e popullit tonë në Kosovë” ka thënë Gjurqi duke shtuar se “serbët dhe rusët kanë qenë gjithmonë në anën e atyre që përpiqen për drejtësi e që luftojnë kundër shtypjes në të cilën gjendet populli serb i Kosovës”.