Rozhaja, aty ku shqipja gjallon në bukurinë e saj

Royhaje , Ora e Malave

Teksa mendoja të shkoja në Rozhajë, një ftesë e ardhur nga miku im Ali Daci, e para gjë që më mundonte ishte rrugëtimi. Do të gjarpëroja përmes tre kufijve për të mbërritur në një copëz të Tokës sime.

Autor: Odise Plaku
Por sot them me bindjen më të madhe sikur në fund të botës të shkojë Rozhaja do të udhëtoj dhe mbërrij atje.
“Ora e Maleve” , manifestimi letrar tradicional shënonte edicionin e tij të nëntë.
I veshur në petkun e kujtimit të të rënëve dhe praninë e të afërmve të tyre, ky manifestim ishte një mozaik vlerash artistike të ngjyera me fjalën e bukur shqipe.
Në mes të Rozhajës tingëllon bukur himni ynë kombëtar.
Një skenë e ndërtuar me kujdes ku kullat simbolizojnë qëndresën tonë kombëtare, e përflakur me ngjyrën kuqezi.

22894050_10214590424779051_5246775555390978936_n
E veçantë ekspozita e piktores Majlinda Kelmendi në galerinë “Magaza” ku u prezantuan vepra të saj. Kuptimplotë titulli i kësaj ekspozite “Identitet” e ndërthurur dhe me historinë e këtij qyteti, por mbi të gjitha me qëllimin e qartë të këtij manifestimi kulturor.
Si pjesë përbërëse të këtij manifestimi ishte prezantimi i veprës krijuese të regjisorit të mirënjohur Agim Sopi, shoqëruar me sekuenca nga krijimtaria e tij kinematografike, e pasuar nga prezantimi i vargjeve poetike të aktorit po të mirënjohur Çun Lajci, përcjellë përmes mendimit kritik të shkrimtarit, politologut Besnik Mustafaj dhe zëri të ngrohtë të Agim Xhekës.
Skena do të mbushej akoma më shumë me emocione të krijimeve të fjalës shqipe, që aq shumë të dëshiruara janë në Rozhajë.
Gjithçka e mirëqëmtuar me kujdes dhe pastërti, gjithçka e mirëmenduar në imtësi që çdo i pranishëm të ndihej si në shtëpinë e tij, dhe është ndjerë, pavarësisht se moti jashtë ishte i ftohtë dhe rreth e qark kurorave të bjeshkëve dëbora kishte hedhur qilimin e saj të bardhë.

22852007_10154739864685448_7306910117315321221_n - Copy
Rozhaja është një copëz toke që lufton me thonj, me mish e shpirt ta ruajë gjuhën, zakonet, traditat, identitetin, edhe pse shumë e shumë përpjekje janë bërë e behën me mjete dhe metoda ta ndryshme ta zhbëjnë gjakun shqiptar në Rozhajë
Por jo!

23031318_10214590426219087_6271048066394730531_n
Sa kohë do të ketë Ali Daci dhe bashkëpunëtorë që në venat e tyre rrjedh gjak shqiptari, që zgjohen dhe fjalën e parë e thonë në gjuhën e Nënës së Madhe, askush nuk do të arrijë ta zhbëjë identitetin tonë kombëtar.
Ndaj them që buka e mikpritja e këtyre njerëzve fisnikë do të më bëjë kurdoherë që të shkojë atje ku do të shkojë edhe Rozhaja, sepse shkoj në tokën e vëllezërve të mi, të gjakut tim. Është bukur kur gjaku yt të thërret për udhëtim.