Erdhi dita e Malësisë

ali

Zgjedhjet e parakohshme në Malësi nxorën me kohë Lidhjen Demokratike Shqiptare si nevoje e përfaqësimit tē vullnetit të popullit shqiptarë në Malësi,  jo vetem aty por edh e në gjithë teritorin etnik ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët autokton. 

U desht plot 27 vjet me radhe qē të punohet politikisht dhe popullit po aq vite iu deshen që të nxjerrë lider të rinjë që aspiratat e shqiptarëve në ketë shtet t’i avansoj në saje të vullnetit dhe nevojës së tij. Gjatë dekadave të shkuara jemi mësuar, mbase na patën mësuar, që në çdo fushatë të duartrokisim të njejtit njerez dhe  të përmbajmë fuqishem zgjedhjën e tyre shumë vjeçare në të njejtat poste pa shikuar aspak arsyeshmerin e votimit të tyre.

Sa kanë qenë agil në përmbushjen e aspiratave dhe kërkesave jotepakta të popullit hallmadh në ketë shtet. Sa kanë qenë përfaqesuesit e  shqiptarëve vetja e tyre  në ketë shtet? Sa kanë përfill kërkesat e shqiptarëve gjatë mandatit tē tyre dhe sa kanë realuzuar premtimet e dhëna? Sa herë kanë folë për hallet e shumta të tyre? Sa kanë qenë guximtar e të urtë për mbarshtrimin e kërkesave të shqiptarëve në institucionet malazeze? Sa kanë mbrojte simbolet kombëtare dhe sa i kanë përdore ato? A thua a ka guxuar të jenë ata që duhej të ishin?… Të gjitha këto edhe të tjerat që më ketë rast duhet thenë sa kanë krijuar bindjen së klasa e vjetër politike është energjike edhe sot.

Nuk dua une t’ i vlersoj arritjet e tyre, apo mosarritjet, ato do t’i vlersoj vet koha. Po sot, ku jemi sot?! A e patën shqiptarët nevojen  e lindjës së një fryme të re politike, apo patem pak parti politike shqiptare? A na duhej kjo ajo ? Shumë kush do të thotë po ose jo . Them edhe vet se nuk na duhej po të ishim më fleksibil në organizimin partiak, në përfilljen statutare etj. Them se ka qenë e domosdoshme për rilindjën partiake dhe strukturimin e saj.  Është dashur që të rifreskohet ky subjekt politik për hirë të votuesve besnik të saj e që nuk janë të pakt. Fati e deshi që si subjek politik në vehte  të dali në fushëveprim pikërisht në Malësi aty ku edhe është djepi i lindjes së saje para 27 viteve. Me hartimin e listës zghedhore për zgjedhjet lokale në komunen e Tuzit si komunënë kuadër të kryeqytetit  të Podgoricës , lista e Lidhjës Demokratike Shqiptare po del me formacionin e ri, me njerez të shpresës e beses, me intelektual e intelektuale  të reja e të vyesheme që  sot janë e ardhmja e Malësisë. Malësoret e Malësisë së Tuzit janë ata që do të vulosin fatin e vet me voten e tyre me 26 nëntor 2017.

Duke i uruar suksese kësaj plejade të re politike kombëtare në zgjedhjet lokale, uroj që bashkë me fitorën e tyre në Tuz të festojmë si kurr më parë bashkarisht edhe festën e shenjtë , 28 Nëntorin Ditën e fitores Ditën e Flamurit.

Ali Daci, LDSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *