Gazetari “Presheva jonë” arrinë në Hagë, nesër ballëpërball me Ratko Mladicin ne ICTY

Drjetpersedrejti nga Haga. Nga i derguari yne special në Gjykaten nderkombëtare për krime ne ish-Jugosllavi

Hagë, 21 nentor -“Ka ardhur momenti më në fund” për të parë drejtësinë nderkombëtare për krimnelin serbe Ratko Mlladiç, thone familjaret e mijera viktimave te masakres  në Sarajevë, Srbrecnica etj qe ka takuar sot gazetari i agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ne oret e mbjes ne Hagë, te cilet kane ardhur per  të marrë pjesë në vendimin e drejtësisë ndërkombëtare kundër ish-liderit ushtarak të serbëve të Bosnjës. Mesohet se verdiktin e neserm ketu ne Hage ndaj kriminelit serb Mladic e neserm do ta ndjekin mbi 200 gazetare te gazetave, TV dhe  agjencive boterore, ne mesin e tyre shume nga Bosnja, por edhe nga Serbia, kurse nga mediat shqiptare vetem nje , dihet agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

ICTY: 11 akuza mbi krimnelin serbe + maskren e Srbrcnices ku pesuar 8 mije muslimane

Aktgjykimi kundër Ratko Mlladiç në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) duhet të shqiptohet neser.  Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” drjepersedrejti nga Haga ka mesuar se krimineli serb te perballet dhe  “shpërblehet” për 11 akuzat, përfshirë edhe për rolin e tij në rrethimin e Sarajevës dhe masakrën e Srebrenicës gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995, mbi 100.000 vdekurish).

 

Drejtësia ndërkombëtare ka quajtur një akt të gjenocidit në masakrën e Srebrenicës të më shumë se 8,000 burrave dhe adoleshentëve (muslimanëve) boshnjakë që përpiqeshin të iknin enklavën muslimane në korrik të vitit 1995.

 

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, do të shpallë vendimin kundër ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, që ngarkohet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë. Ratko Mladiç, ishte akuzuar në vitin 1995 së bashku me udhëheqësin politike të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, por që të dy i ishin shmangur drejtësisë për më shumë se një dekadë.

 

Prokurorët e akuzojnë Ratko Mladiçin për vrasjen e mbi 8 mijë burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara. Ai mbahet përgjegjës për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë civile.

Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, ishin zhvillimet që kthyen botën kundër serbëve dhe nxitën sulme ajrore të NATO-s, që çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e arritur ne Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara, në nëntor të vitit 1995. Ratko Mladiç, kishte qëndruar në Beograd në vitet e para pas ngritjes së akuzave ndaj tij, ndërsa ishte fshehur pas rënies së presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vjeshtën e vitit 2000.

Mbrojtja e tij paralajmëroi mundësinë që ai të mos shfaqet të mërkurën në gjykatë për të ndjekur aktgjykimin ndaj tij

Në mars te vitit 2016-të, kjo gjykatë shpalli fajtor shefin politik të Ratko Mkadiçit, Radovan Karaxhiç, i cili u dënua me 40 vjet heqje lirie nën akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviç, u akuzua në vitin 1999 në kohën e luftës së Kosovës dhe u dërgua në Hagë në vitin 2001. Në vitin 2006 vdiq derisa po gjykohej për krime lufte e gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë. Gjykata për krime lufte në ish Jugosllavi u themelua në vitin 1993 dhe procesi kundër Ratko Mladiçit është i fundit para mbylljes së saj. Ajo ishte gjykata e parë për krime lufte pas gjykatës ushtarake të Nurembergut në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe u ngrit në mes të luftës së Bosnjës.