Azem Vllasi akuzon rusët për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Vllasi

Avokati dhe analisti politik Azem Vllasi mendon se vrasja e Oliver Ivanoviqit është bër prej “ekstremistëve serbë dhe rusë, të cilët lirishëm ecin në Veri”.

“Vrasja e Ivanoviqit mundet me shkaktu trazira në veri në rast se pushteti i Beogradit synon një gjë të tillë, përndryshe nuk ka asnjë dyshin që Oliver Ivanoviqin e kanë vrarë serbët, ekstremistët serbë e rusë që shëtisin në veri lirshëm dhe aty s’ka asnjë dyshim. Oliver Ivanoviqi është i njohur si njeri, jo që nuk ka qenë lojal ndaj Beogradit por ka qenë në konflikt me Listën Serbe që dirigjohet nga Beogradi”, thotë ai.

Vllasi përmend edhe paralajmërimin, siç thotë ai, që i ishte bërë një vit më parë duke ia djegur veturën si dhe tërheqjen e kandidatëve të partisë së tij në zgjedhjet e fundit, me arsyetimin se po ndiheshin të kërcënuar.

Ai ka kërkuar nga organet e Kosovës që të ndriçohen sa më shpejt rrethanat e ndodhjes së rastit.

“Duhet që organet e Kosovës të bëjnë përpjekje maksimale që sa më shpejt të ndriçohen rrethanat e ndodhjes së rastit, edhe të shihet qartë kush janë vrasësit, kush janë porositësit cila është porosia politike. Beogradi synon që çdo rast që ndodh diçka me ndonjë serb të Kosovës ta shfrytëzojnë për propagandë kundër Kosovës”, shtoi ai.

Sipas tij, Beogradi zyrtar do të tentojë që këtë rast ta përdorë si skemë politike të ndërtuar mbi arsyetimin se serbët e Kosovës janë të rrezikuar.

“Beogradi zyrtar do të tentojë që këtë rast t’ua veshë shqiptarëve ose ta lërë në mjegull, e dyta me alarmu para ndërkombëtarëve kinse serbët këtu janë të rrezikuar nga shqiptarët, veç një skemë politike që e dimë”. përfundoi Vllasi.

 

One Response to Azem Vllasi akuzon rusët për vrasjen e Oliver Ivanoviq

  1. Muhameti thotë:

    Edhe une mendoj qka thot z.vllasi esht e vertet sikurse rasti panda ne pej e akuzoheshin shqiptaret i njejti rast esht edhe tash .duhet qeveria e kosoves te kerkoj ndihm nga FBI Amerikane qe ky rast te ndriqovet sa me shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *