‘Serbët duhet ta kuptojnë, Kosova është e shqiptarëve dhe se ushtria nuk është kërcënim’

amba
Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar se Kosova me gjenerata të tëra ka shumicën shqiptare e jo serbe, dhe se sipas tij, shumica e popullit shqiptar ka kërkuar dhe ka luftuar për pavarësi nga Serbia.

Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, ambasadori Kyle Scott ka folur për Kosovën, themelimin e Ushtrisë dhe dialogun me Serbinë.

Ai është pyetur në lidhje me deklaratat e fundit se Amerika e ka “rrëmbyer” Kosovën dhe se cili është mendimi i tij për këtë, transmeton “Zeri.info”.

Ambasadori Scott, ka thënë se, pajtohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili thotë se Serbia ka shumë mite për Kosovës, por që sipas tij, është e pamohueshme se Kosova është e shqiptarëve, përcjell “Zeri.info”

“Përgjigja ime është se pajtohem me presidentin Vuçiq se në Serbi ka shumë mite lidhur me Kosovën. Nuk kontestohet se Kosova ka luajtur një rol të madh historik e kulturor në jetën e serbëve, por po ashtu nuk mund të kontestohet se Kosova me breza e breza ka popullatë shumicë shqiptare e jo serbe. Mund të mos pajtohemi me atë se çfarë vërtetë ka ndodhur në vitet e 90-ta, por mendoj se qartas shumica e popullit ka kërkuar pavarësi duke menduar se B Beogradi nuk iu del përballë nevojave të tij. Mendoj se dialogu i brendshëm që e ka iniciuar Vuçiq për çështjen e Kosovës do të sjellë debat të hapëta për të dhe do të përpunojë opsione ashtu që marrëdhëniet të normalizohen në të ardhmen. Natyrisht se do të jetë vështirë të arrihet te përgjigja e drejtë, por mendoj se ky dialog dhe ai në Bruksel duhet të japin kontributin e zgjidhjes dhe se udhëheqjet a Beogradit e të Prishtinës i presin vendime të vështira. Të vetmen zgjidhje stabile dhe afatgjatë do ta sjellin bisedimet dhe marrëveshja e drejtpërdrejtë ndërmjet serbëve e shqiptarëve përfshirë dhe dialogun Brukselit të cilën përkrahim”, ka deklaruar ambasadori Scott për “Blicin”, transmeton “Zeri.info”

‘Serbët duhet ta kuptojnë, Kosova është e shqiptarëve dhe se ushtria nuk është kërcënim’

Në konstatimin e “blicit” se edhe disa intelektualë shqiptarë thonë se problemi i Kosovës është në faktin se shtetësia e saj bazohet në dënimin e Serbisë dhe se a ka të vërtetë në këtë, Scott tha:

“Gjatë shpërbërjes se cilitdo shtet, edhe të ish – Jugosllavisë ose të Austro-Hungarisë, pas Luftës së Parë Botërore, disa popuj kanë fituar, disa kanë humbur. Kjo nuk mund të evitohet, por duhet shikuar në të ardhmen. Edhe për Kosovën, edhe për Serbinë është me rëndësi që të përkrahen në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Hungaria ka humbur territore në Rumani, Sllovaki, në Serbinë veriore, në Kroacinë verilindore, por e ardhmja të gjitha këto vende i ka dërguar në BE”.

Ambasadori Scott në këtë intervistë po ashtu është pyetur edhe për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton “Zeri.info”.

Sipas ambasadorit amerikan, krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe se sipas tij, Amerika e mbështet pavarësinë e Kosovë.

“Krijimi i forcave të armatosura të Kosovës duhet të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, dhe që kërkon konsultimin e të gjithë popujve që jetojnë atje. Ne mbështesim pavarësinë e Kosovës, dhe çdo vend ka të drejtë të zgjedhë një partner strategjik dhe se në territorin e tyre formojnë forcat e sigurisë, por kjo kërkon pëlqimin e të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë ambasadori Scott, përcjell “Zeri.info”.

Ambasadori u pyet nëse ushtria e Kosovës një kërcënim për stabilitetin e rajonit, por që një gjë të tillë ai e hodhi poshtë, duke thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Nuk e kuptoj pse duhet të jetë kërcënim. Ushtria e Kosovës nuk është më një kërcënim se”, transmeton “Zeri.info”, deklaratën e ambasadorit Scott, i cili shtoi se edhe shtet e tjera të rajonit e kanë ushtrinë e saj, si për shembull  Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria…

/ZËRI/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *