Lideri liberal serb vjen të Premten në Prishtinë

cedo

Lideri i Partisë Liberale të Serbisë Cedomir Jovanovic të Premten ka me ardhë në Prishtinë, me ftesë të Institutit Demokratik të Kosovës.

 

 

Klan Kosova mëson se Jovanovic ka me debatue në nji tribunë të hapun për politikanë, shoqni civile, media e akademikë të Kosovës.

Temë bartëse e këtij debati ka me qenë “Perspektiva e dialogut Kosovë-Serbi”, nga këndvështrimet e kosovarit dhe serbit.

Cedomir Jovanovic llogaritet si politikan me pikëpamje liberale.

Ai u ba përfaqësuesi i parë politik i Beogradit, i cili e pati pranue realitetin e ri për Kosovën në Serbi.

Simbas tij Kosova asht shtet i pamvarun derisa nga këndvështrimi i tij, Beogradi e ka humb përfundimisht kontrollin dhe jurisdiksionin juridik e politik ndaj shtetit të ri europian qysh në kohën e ndërhymjes ushtarake të NATO’s në vitin 1999.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *