BBC: Suksesi i Ugljanin është një tregues i dobësimit të ndikimit të qeverisë serbe në Sanxhak

ugljanin-bbc

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Boshnjak të Sanxhakut konfirmuan dominimin e Sulejman Ugljaninit dhe angazhimin dhe të politikës së tij për Sanxhakun e pavarur, raporton BBC, transmeton sandzacke.rs.

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut do të mbetet në ballë të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë, sepse listën e tij, sipas rezultateve paraprake të dhanuna të dielën në mbrëmje ka marrë numrin më të madh të votave – 46 për qind sa ka qenë dalja në këto zgjedhje. Fitorja e Ugljanin u konfirmua gjithashtu nga shtabet zgjedhore dhe gazetave rivale.


Sipas rezultateve jozyrtare, Këshilli i riKombtar boshnjak , i cili do të përbëhet nga 35 këshilltarë, Ugljanin do të ketë 15 përfaqësues.

Matica Bošnjaka, e udhëhequr nga ish-Myftiu Muamer Zukorliç, fitoi 13 vende, ndërsa lista e VAKAT, bartës i së cilës është Sait Kacapor, ka marrë tetë vende.

Uglanin thotë se avokon një politikë të pajtimit në mesin e boshnjakëve në Sanxhak, por edhe kërkonë nga Serbia të njohë rezultatet e referendumit të mbajtur në tetor të vitit 1991 në të cilat boshnjakët më pas votuan për autonominë e Sanxhakut, si dhe zbardhjen e të gjitha krimet e kryera nga autoritetet serbe në rajon në periudhën e viteve nëntëdhjetë.


Suksesi i Ugljanin është një tregues i dobësimit të ndikimit të qeverisë serbe në Sanxhak.

Në fjalim e mbajtur me rastin e fitores, Ugljanin presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic e ka porositur që tash e tutje mos të ndërhyjë në procesin zgjedhor në këtë rajon. Mbështetësve që ishin mbledhur në Novi Pazar u për të festuar fitoren, iu tha se Vucic “në këto zgjedhje mundur”, duke iu referuar mbështetjes së hapur nga ana e autoriteteve në Serbi dhe media të afërta me autoritetet i kanë dhënë listës së Zukorliqit.

Në një nga fjalimet parazgjedhore, Ugljanin, ndër të tjera, kërkoi që Sanxhaku të merrte numrin e vet telefonik +383, përfundon sandzacke.rs.