Spoti i Ramë Lahajt për Kosovën ngrit në këmbë serbët

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, i kushtoi një projekt Kosovës në 11 vjetorin e Pavarësisë.

 

 

Lahaj e solli të përpunuar këngën e njohur të Vaçe Zelës “Rrjedh në këngë e ligjërimë” duke bërë disa ndryshime edhe në tekst, njofton Klan Kosova.

Por tenori me prejardhje kosovare që ka shkelur skenat më të mëdha botërore nuk ka lënë pa përmendur edhe temën shumë të përfolur të kufijve.

“Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi “Mos na e prekni kufirin”

Lidhur me këtë video, kanë shkruar edhe mediat serbe dhe këtë e ka bërë të ditur vetë tenori përmes Instagramit, ku postoi dy faqe të lajmeve në të cilat thuhej: “Këngëtari shqiptar ka bërë spot të mërzitshëm me këngë në rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Madhësia e territorit dhe ushtria e Kosovës. Ai ka thënë se dëshiron që kjo këngë të jetë “mesazh i shpresës’.”

/klankosova/