Rasim Ljajić  për Sanxhakun kërkon status  normal  e jo special

Rasim-657x350

 

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të  Serbisë, Rasim Ljajić   hodhi poshtë si një kërkesë të pabazuar të udhëheqësit të Partisë Aksionit  Demokratike   të Sanxhakut Sulejman Uglanin dhe Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve që Sanxhaku të fitoj  status special.

Rasim Ljajić, i cili është gjithashtu është lider  Partisë Demokratike të Sanxhakut (SDP) dhe Partisë Social Demokratike të Serbisë (SDPS), tha për RTS se ai nuk duhet t’i përgjigjet këtyre kërkesave, duke përfshirë largimin e policisë dhe ushtrisë nga Sanxhaku. Territorit  të  Serbisë i duhet një status normal ,e jo status special.

Spas tij Statusi normal i Sanxhakut do të duket  me rrugë  të mira, spitale, shkolla, institucione kulturore, objekte sportive. Por , nuk thotë që nuk i ka Sanxhaku, bile as që e përmend emrin e Sanxhakut, sepse Serbia nuk e njeh si Sanxhak, por si Raška Oblast.

“Nevojat dhe kërkesat duhet të jenë të njëjta kudo që janë – rrugë të mira, spitale, shkolla, institucione kulturore, objekte sportive në mënyrë që mund të punësohen pa diskriminim.  Kundër  kërkesave të tilla nuk ka askush gjë kundër, ndërsa unë nuk shohë askënd  që do ti përkrah kërkesat e tilla ( SAD dhe KNB), tha Lajiq, transmeton Tanjug