Lista “Vetëvendosje” e  S. Uglaninit kërkon dorëheqjen e Esad Xhuxhos

samoopredjeljenje-press-1024x7683795315424987556729

 

Lista “Vetëvendosje” e cila ka shumicën në Këshillin Nacional Boshnjak ka kërkuar sot nga Presidenti i Këshillit Nacional Boshnjak (KNB) Esad Xhuxho që  menjëhershme të jep dorëheqje të parevokueshme dhe të  kthej  mandatit e këshilltarit  të kësaj  liste sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

 

Kryetar i Bordit Drejtues të kësaj liste  Ahmedin Skrijelj tha në një konferencë për shtyp se me dorëheqjen e Xhuxhos do të  “pamundësohen qëllimet armiqësore  të regjimit të pushtetit të Vuçiqit”.

“Që nga themelimi i përbërje së re  të KNB organet  shtetërore serbe po bëjnë përpjekje   ta vejnë atë në shërbim të regjimit aktual të presidentit serb Vuçiq. Çdo kërkesë legjitime apo iniciativë me rëndësi për popullin boshnjak e dënojnë me ton   kërcënuese për të frikësuar pçopullin boshnjakë me një qëllim shumë të qartë për të futur masa të përkohshme në KNB dhe kështu të pezullojë vullnetin zgjedhor të qytetarëve të Sanxhakut. Konstatojmë se Esad Xhuxho me sjelljen e tij është aktivisht i përfshirë në këtë proces, “tha Shkrijeli.

Ai përsëriti qëndrimin se statusi special i Sanxhakut është  zgjidhjes efikase emosmarrëveshjeve politike dhe territoriale mes vendeve fqinje dhe popujve dhe që është një projekt me rëndësi më të gjerë ndërkombëtare në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO.

“Statusi special i Sanxhakut është themeluar si një model për autonominë e Sanxhakut, e cila ka garanci ndërkombëtare. Ne kem vizituar KNB  në Mal të Zi dhe u pajtuan me dinamikën e zbatimit të marrëveshjes për dy çështjet kryesore me interes të përbashkët, si dhe në përputhje me dispozitat e Konventës Evropiane për Bashkëpunimin Ndërkufitar ndërmjet Komuniteteve ose Autoriteteve Territoriale “, tha Shkrijeli.

Ai shtoi se lista “ Vetëvendosje” sot miratoi vendimin që 28 shtator të shpalle Dita e Boshnjakëve,   në përputhje me ligjin, dhe se ky propozim të përfshihet në rendin e ditës të seancës së ardhshme të Këshillit Nacional Boshnjak.