Petnjica e Bihorit dhe Istogu në prag të binjakzimit !

bihori e Istogu

DELEGACIONI NGA KOMUNA E ISTOGUT NË KRYE ME TË PARIN E KOMUNËS Z.HAKI RUGOVA DJE MË 13.11 2019, VIZITUAN SHKOLLËN SHQIPE NË DACAJ TË RIOZHAJËS DHE KOMUNËN E PETNICES QË GJENDET NË KRAHINËN E BIHORIT REPUBLIKA E MALIT TË ZI.

Delegacioni nga komuna e Istogut në përbërjen e përzgjedhur nga kryetari i komunës si;
1.Haki Rugova , kryetar
2.Hazbi Bajra , shef i protokolit në kabinetin e
3.Qaush Balaj, Kryesues i kuvendit në Istog
4.Rasim Mahmutoviq, Udhëheqës i zyrës për komunitete pranë komunës së Istogut.
5.Hajrush Shoshi, Drejtor i Arsimit komunal.

Në kuadër të delegacionit komunal në cilësinë e bashkëpunëtorëve të jashtëm teknik;

1 .Zeqir Mehmetaj , gazetar nga RTV-Fontana dhe
2 .Nuradin Imeraj , kordinator teknik i takimit .

Vit më parë kryetari i komunës me staf me inicoativën e Ali Dacit , veprimtarë i qështjes kombëtare dhe kryetar i kryesisë së Ldk-ës për Rozjajë doli ideja se historikisht këto dy komuna mund të binjakëzohen me qëllim bashkëpunimi në shumë fusha që ndikojnë në zhvillimin kulturor dhe ekonomik përderisa ia mundëson edhe ngrohtësia historike vëllazërore ndër vite.
Këto propozime si ide fillimisht në nivel vëllazëror u biseduan në nivel të bashkëpunimit kulturor e letrar në aktivitetet e Klubit Letrar” Podguri” nê Manifestimin poetik me çmimin ” Ibrahim Rugova ” në Istog ku morën pjesë edhe komuniteti boshnjak nga Petnica e Rozhaja si ; Sinan Tiganj,Drejtor i Shtëpisë së Kulturēs në Petnicë, Safet Hadrovič shkrimtar, Dijana Tiganj, poete dhe shumë përdonalitete tjera .
Këto aktivitete me mjaft interesim i mirëpriti dhe iu dha rëndësi të veçantë kryetari i komunës z.Haki Rugova e në këtë rast edhe ndodhi takimi i parë nëmes kryetarit Rugova dhe Drejtorit të kulturës z.Sinan Tiganj në Res.Freskia ku veç filluan shenjat e para të bashkëpunimit për tu aranzhu vizita e parë e nivelit të kryetarëve në Istog.
Kjo vizitë është kordinuar nëmes ; Ali Dacit dhe Safet Hadroviçit nga Rozhaja dhe Nuradin Imeraj ( unë) në cilësinë e Kordinatorit me vetëiniciativën time.
Vizita kthyese nga stafi i komunës së Istogut Petnicës, ndodhi dje me 13 nëntor 2019 në krye me kryetarin e komunës së Istogut z.Haki Rugova.
Kryetari i komunës fillimisht vizitoj Shkollën e vetme Shqipe në Dacaj të Rozhajës i cili e inkurajoj drejtorin e shkollës z.Haxhi Lajçi se ne si komune nuk do ta heqim interesimin me qëllim përkrahkeje për aq sa mundemi si komunë.
Poashtu kryetari i shoqëruar nga drejtori i arsimit komunal z.Hajrush Shoshi dhe stafi komunal shoqërues vizitoj nxënësit nëpër klasa duke bashkëbiseduar me ta i gëzoj më fjalët inkurajuese që ne jemi me ju gjithmonë duke ju mbështetur nē të gjitha fushat që ndikojnë në përmirësimin e kushteve për mëdimdhënie dhe mesimnxënie.

Pse janë të natyrshme dhe me plotë vlera vizitat e ndërsjella me krahinën e BIHORIT- respektivisht komunën e Petnicës?

Në të kaluarën Bihori ishte njësi administrative e Sanxhakut të Shkodrës , Bihorasit kanë dhënë kontribut të jashtëzskonshëm deri në vetëmohim në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë nga pushtimi malazez.
Gjatë luftës së dytë botërore , Bihorasit u rreshtuan përkrah forcave vullnetare shqiptare për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike nën komandën e Hoxhë Rastoderit të cilin pas okupimit Jugosllav e pushkatuan në Petnicë.

Në natën e krishtëlindjeve sllave të vitit 1943 forcat e mëdha çetnike të Drazha Mihajleviçit për tri ditë e netë rrjesht kryen masakren më të tmerrshme që ndodhi në Luftën e Dytë botërore duke masakruar familje të tëra Bihorase .

ROLI I BAJRAM / SALIH/ GASHIT NGA FSHATI UÇË KOMUNA E
I S T O G U T NË LUFTËN E BIHORIT …

Pas kësaj masakre u formu komisioni për verifikimin dhe identifikimin e kufomave si viktima të masakrës ku në krye të këtij komisioni ishte Gjenelal Bajram Gashi me origjinë nga Uça komuna e Istogut.
Nga verifimimi i kufomave del se aty u vranë dhe u masakruan 4892 përsona të djegur rreth sanave , burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm.

Arkat me gji grashë, sy të nxjerrur, koka të këputura, ESAT MIFTARI DHE BAJRAM GASHI I UÇËS SË ISTOGUT dhe shumë vrprimtarë tjerë i ekspozuan në Rozhajē, Pejë për ti dërguar në Tiranë me kërkesën e Xhafer Devës deri te Ahmet Zogu.

Ky historik ëdhtë i gjatë dhe i dokumentuar , por unë vetëm me pak fjali e spjegova për ta arësyetuar përveç edhe shumë arësyeve tjera qëllimin e vizitave të ndërsjella nëmes të dy komunave .
PRITJA PROTOKOLARE NGA ZURTARËT KOMUNAL TË PETNICËS NË KRYE ME KRYETARIN E KOMINËS
Z. Samir Agoviq
Kryetari Agoviq pritjen e ndau në dy pjesë ate protokolare dhe biseda gjatê drekës. Në komunë ku në fjalën e tij mjaft të gjatë dhe kuptimplote e përshendet kryetarin Rugova dhe të gjithë të pranishmit me mjaftë emocione gëximi i cili edhepse mundohej të ishte strikt protokolar nuk mund ti fshehte edhe ate pjesën shpirtërore të pritjes shumë vëllazërore.
Kryetari Rugova në fjalën e vet mjaftë dinjitoze duke i përshendetur të pranishmit shprehi mjaftë qartë interesimin e tij dhe komunës që këto vizita në një të ardhme të afër ta marri ngjyrën zyrtare në mënyrë që të krijohen mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë aty ku të dy komunat mund të takohen në pikat e mundshme të një bashkëpunimi institucional dhe vëllazëror përderisa historikosht na lidhin shumë gjëra të përbashkëta pa dashtë të leshohem në gjërat e kaluara historike kur dihet se jetojmë dhe veprijmë në rrethana të reja me levizje të lirë dhe të favorshme për jetësimin e synimeve tona qëllimmira që qojnë në zhvillimin ekonomik duke ua trasu rrugën zhvillimire gjeneratave në ardhje e përfundoj fjalën e vet kryetari i komunës z.Haki Rugova.
Takimi miqësor nëmes dy komunave përfundoj me një dreke shumë vëlkazërore të organizuar nga Kryetari i komunës së Petnicës z.Samir Agovq drekë e cila nxori shumë relaks dhe biseda miqësore .Për takimin nëmes të dy komunave nga Istogu u kujdes dhe koordinoj teknikisht, Nuradin Imeraj , Sinan Tiganj nga komuna e Petnicës dhe Ali Daci veprimtar dhe mik i madh i komunës së Istogut.
RTV- Fontana në krye me drejtorin e këtij mediumi z.Zeqir Mehmetaj ishte i ftuar nga Komuna e Istogut si medium për ta përcjellur ngjarje.

Nga ; Nuradin Imeraj .