“Kosova për Sanxhakun”, uron sanxhaklinjtë  me rastin e Ditës së  Sanxhakut

Logoja (finale)

OJQ “Kosova për Sanxhakun” me seli në Prishtinë, boshnjakëve dhe të gjithë banorëve të Sanxhakut uron 20 nëntor – Ditën e Sanxhakut, për të cilën populli i Sanxhakut   ruan kujtimin e Kuvendit të Këshillit Kombëtar Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Sanxhakut (ZAVNOS) si shprehje e orientimit të tyre anti-fashist dhe traditën bashkëjetesës në asektin multi kulturor, multietnik  dhe  multi-fetarë .

 

Për fat të keq, autonomia të cilën  Sanxhaku e kishte përjetuar gjatë  historisë dhe të konfirmuar vendimin ZAVNOS shumë shpejt  shfuqizohet për hir të interesave territoriale të Serbisë dhe Malit të Zi. Rezultatin e ndarjes territoriale të Sanxhakut e ndien  shumica e njerëzve të cilët pas pushtimit në vitin 1912 u  ndanë  me kufirin ndërshtetëror.

 

Shoqata ” Kosova në Sanxhak “mbështet të gjitha përpjekjet boshnjakëve dhe shqiptarëve të Sanxhakut   në luftën e tyre për realizimin e të drejtave të tyre njerëzore dhe etnike   të cilat politika serbo-malazeze për çdo ditë bënë përpjekje për ta mohuar.

 

Në emër të Organizatës “Kosovës për Sanxhakun”

Kryetari: Ismet Azizi