Daily Archives: 4 Maj, 2020

Çedomir Petroviç: Kemi bërë në Kosovë atë që kanë bërë nazistët në Luftën e dytë (YouTube Video)

C. Petrovic

KRYETARI I PARTISË BOSHNJAKE PRANON ORIGJINËN SHQIPTARE, ANTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E TIJ

Radoncic

Duket ironike por është e vertetë, liderit dhe themeluesit të partisë boshnjake, Fahrudin Radonçiqit i është kërkuar dorëheqja për mbas zbulimit të origjinës së tij, e cila sipas (disa) antarëve të partisë të tij, kjo edhe shpjegon pse z. Radonçiq bie ne kundershtim me interesat e partisë dhe vetë popullit boshnjak. Ky është artikulli i përkthyer nga portali saff.ba:

Na ishin dikur mullinjtë e blojës në Boxhov

Isa Nikçi nga Boxhovi

Ali Daci: Kultura popullore materiale në shkatërrim

Fshatrat e Malësisë së Rozhajës janë të pasura me ujera, rrjedhat e tyre kanë shërbyer për të shuar etjen e njerëzve dhe bagëtisë, për ujitjen e kopshteve, për të venë në lëvizje gurët e mullinjve, tehet e mprehta të sharrave dhe kanë ushqyer vendasit me mishin e shijshëm të peshkut, troftës së eger e të dëgjuar. Këtu po trajtojmë çështjen e mullinjve të cilët gjatë shekujve kanë ekzistuar e që ekzistojnë edhe sot, por nga 16 mullinj më ujë sa kishte Malësia e Rozhajës dikur, sot funksion vetem një mulli, Mulliri i Ukë Ramë Lajçit në Husaj. Mullinjtë në fshatin Buxhov kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë më. Nga katër mullinj që dikur në një kohë jo të largët punonin pa nda, sot kanë ngelë vetëm tre skeletet e tyre të cilët dirgjen mbi dhe, përgjatë rrjedhës së lumit Vrella e Malësorëve dhe mulliri i Dreshajve në rrjedhën e Moraçes që është tërësisht i shkatërruar. Një i Buxhovas që e do shumë vendlindjen, Isa Rexhep Nikçi premton se në të ardhmen do të rindërtoj mullirin që ia ka lënë i ati.