Ali Daci: Kultura popullore materiale në shkatërrim
Fshatrat e Malësisë së Rozhajës janë të pasura me ujera, rrjedhat e tyre kanë shërbyer për të shuar etjen e njerëzve dhe bagëtisë, për ujitjen e kopshteve, për të venë në lëvizje gurët e mullinjve, tehet e mprehta të sharrave dhe kanë ushqyer vendasit me mishin e shijshëm të peshkut, troftës së eger e të dëgjuar. Këtu po trajtojmë çështjen e mullinjve të cilët gjatë shekujve kanë ekzistuar e që ekzistojnë edhe sot, por nga 16 mullinj më ujë sa kishte Malësia e Rozhajës dikur, sot funksion vetem një mulli, Mulliri i Ukë Ramë Lajçit në Husaj. Mullinjtë në fshatin Buxhov kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë më. Nga katër mullinj që dikur në një kohë jo të largët punonin pa nda, sot kanë ngelë vetëm tre skeletet e tyre të cilët dirgjen mbi dhe, përgjatë rrjedhës së lumit Vrella e Malësorëve dhe mulliri i Dreshajve në rrjedhën e Moraçes që është tërësisht i shkatërruar. Një i Buxhovas që e do shumë vendlindjen, Isa Rexhep Nikçi premton se në të ardhmen do të rindërtoj mullirin që ia ka lënë i ati.
Mullinjtë e blojës përbënin një zeje tradicionale që kishte rrol të dyfishtë në familjet shqiptare, ata kishin rolin fitimprurës dhe siguronin ekzistimin e bukës së gojës. Në njërën anë mullisi bluante bukën e gojës për familjen e vet dhe në anën tjetër nga ujemi siguronte bukën rezervë për familje dhe bagëtinë e familjes patriarkale shqiptare. Këta mullinj përbënin “industrinë” ushqimore familjare që merreshin me blojën e drithërave dhe prodhimin e miellit. Që në kohë të lashta drithi këtu bluhej në mokra në mullinj që shfrytëzonin energjinë e ujërave rrjedhës të Vrellës së Malësorëve. Kështu fshatarët e fshatit Buxhov përgjatë kësaj rrjedhe të pashtershme të këtij burimi të rrëmbyeshëm kishin ngritur mullinj që njëkohësisht ndanin e dhe lagjet të cilat bluanin në to. Kështu, Buxhovi kishte në një të kaluarën jo të largët këta mullinj: Mulliri i Rexhep Ahmet Nikçit ,Mulliri i Shaban Rekë Nikëit (mulliri i Nikçit),Mulliri i Qerim Mehit ( Mulliri i Lajçit), Mulliri i Rekë Alisë (Mulliri i Dreshajve) që kohën e fundit blojë në rrjedhën e lumit të Moraçes në krahun e djathtë të katundit malor. Malësori Buxhovas në arat e veta ka mbjellë gjatë shekujve drithërat e bardha siç ishin : elbi, hejda, tërshëra, thekra dhe meli. Familjet shqiptare patriarkale kanë pas nevojë të madhe për ngritjen e kësaj “industrie” ushqimore,pasi qe misri në këto kushte atmosferike tipike alpine nuk kultivohej, ku dimrat janë të gjatë dhe të vështirë ,e që buka e kultivuar në arat malësore nuk përmbushte kërkesat e familjes, ata detyroheshin që misrin përmes Grykës së Rugovës ta sillnin në mullinjtë e vet, ose drithi sillej përmes Grykës së Zhlepit dhe përmes bjeshkës së Shtedimit .Të gjitha këto rrugë ishin me plot rreziqe si nga faktori njeri ashtu edhe nga faktori klimatik natyror.
Ndërtimi i mullinjve
Për ndërtimin mullinjve malësorët ka përdor materialin që ka ekzistuar në këto anë,pra lëndën drunore. Përdorimi i këtij materiali lidhet, në radhë të parë , me ekzistencën e tij në vend , me kushtet klimatike dhe me disa faktor të tjerë. Teknika e ndërtimit të këtyre ndërtesave prej druri ka qenë ajo e lidhjës gojë më gojë ,ku ndërtesa rrethohet në të katër anët me trungje, të cilat ndër qoshe janë inkasuar njeri më tjetrin në mënyrë që dy krerët të dalin përjashta. Dyert e mullinjve kanë qenë të hapura kryesisht me pamje nga lindja,pasi që streha e bjeshkëve këtu me hijen e saj që në orët e para të pasdites mbulon rrjedhat e lumit. Lënda drusore këtu çahej me mjete primitive, më sëpatë dhe sharrë krahu e vonë me motosharrë. Në mungesë të sharrave ata ponicat e mureve i gdhendnin me sëpatë e më vonë ato u sharruan më anë të sharrave më vek që ishin sharra krahu, ku për qarjen e një trupi nevojiteshin tre veta, dy sipër vekut për tërheqjen e sharës nga poshtë- lartë dhe një në anën e poshtme tërhiqte sharrën nga lartë drejt tokës.
Pjesët që përbejnë një mulli
Mullit blojës përbeheshin nga këto pjesë të cilat po i numërojmë nga jashtë aty ku fillon lëvizja e rrotës së mullirit nën presionin e fuqisë së ujit i cili sillet nga grazhdi drejt një lugu të punuar nga druri i molikës :pela prej drurit e cila shërben për ngritjen dhe uljen e gurit të mullirit,shoqërohet me disa pyka ahu në krye, që quhen edhe pykat e kurdisjes, përajat drurit të cilat i vënë në lëvizje rrotën e drurit e cila është e mbështjell me rrathë hekuri, kërcela ku mbështetet boshti i hekurt,në dyshemenë e mullirit është e ngritur veku nga druri në të cilin janë të montuar guri i poshtëm dhe guri i sipërm i mullirit. Guri i poshtëm është statikë, kurse guri i sipërm rrotullohet në drejtim të akrepave të orës dhe me lëvizjet e tija bluan kokrrat e drithit. Sipër gurëve qëndron koshi i drithit i cili mban drithin e që zakonisht zë 50 kilogram, në fund të saj është një vrim e cila lëshon kokrrat e drithit në lugicën e drurit e cila i përcjellë ato me rënje të lirë në gurë të mullirit. Në lugicë vendoset çakallja e cila lidhet me koshin dhe me një gjuhëz prek gurin e sipërm i cili me rrotullimet e tija po ashtu dikton rrënjën e kokrrave të drithit drejt grurit në mokër. Mielli i cili del paksa i ngrohtë nga guri derdhet në muzhik të ndërtuar nga dërrasat e lëmuara mire. Aty është edhe lopata e ndërtuar nga druri e cila shërben për ta nxjerrë miellin nga muzhiku në thes. Po ashtu në mulli përdoret edhe shosha për shoshitjen e drithit dhe njëkohësisht ka shërbyer për matjen e ujemit i cili është sjellë nga 5 përqindëshi i blojës se përgjithshme. Gurët e këtyre mullinjve janë sjellë me kuaj nga Mitrovica,kuptohet të ngarkuar në samar pasi që rrugë për qerre në atë kohë nuk kishte.