Kohë më parë isha i ftuar nga Prof. Rexhep Maksutaj nga Isniqi në të qethurat e deleve në bjeshkën e Isniqit ku u organizua manifestimi tradicional “Të qethurat e deleve, qethnat”
Riti i “T’qethurave” është i lashtë ndër shqiptarët. Për të përgatitur një dokumentar për këtë rit duhen shumë mundime dhe angazhime dhe shpenzime financiare, andaj edhe ndihma e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës ka qenë simbolike, pasi që lypset më shumë financim dhe angazhim në njerëz më kishte thanë miku im e kryetari i OJQ “Agimi”, magjistri i historisë Rexhep Maksutaj. Mirë është që këtë projekt me mundësitë e veta e ka përmbajt edhe Drejtorati për Bujqësi e Pylltari dhe zhvillim rural e komunës së Deçanit. Po ashtu edhe Raifaizen Benk me nga një dhurat modeste i ka përkrahur qethtarët në bjeshkën e Isniqit. Kulmi i oragnizimit të të qethurave të deleve ishte që të ruhen doket, zakonet dhe ritet mos t’ i mbuloj pluhuri i harresës, por ato në menyrë origjinale të përcillen tek brezat që vinë. Është fat i madh pohon historiani në fjalë, që populli i Dukagjinit në një masë të mirë i është kthyer blegtorisë dhe bjeshkët tona sot ushtojnë nga këmborët e deleve. Maksutaj apelonte tek qeveria dhe shteti që më shumë të stimulohet blegtoria në këto anë pasi që kushtet natyrore dhe njerzore i japin asaj çdo mundësi për zhvillim. – “Ja siç shini në shpatin përball nesh janë t’banishtat e fshtit Prilep , ku pas shkatërrimit në luftën e fundit njerzit në shumicë kanë ngritur t’banat e vet të ri, bile edhe shtëpi pushimi prej druri që janë shumë të kushtueshme”. Shëmbullin e Prilepit dhe Isniqit duhet ta ndjekin edhe vendbanimet tjera rurale në mbarë Kosovën. Brez pas brezi shqiptari e ka ngritur mirëqenjën ekonomike me blegtori e bujqësi.
Ky aktivitet u organizua nën përkujdesjen e OJQ “Agimi” Isniq dhe në përkushtimin e Mr. Rexhep Maksutaj. “T ‘çethat” në Zllanopojë ishin me shumë se një manifetim, pasiqe në këtë eveniment tradicional popullor pos barinjeve të Isniqit marrnin pjesë edhe qethtar nga Dobroshi dhe Malësia e Rozhajës. Rexhep Maksutaj ka theksuar se ky manifetim ka tri qëllime kryesore. Nën një: Ruajtja e traditës shekullore për këtë rit, nën dy : Stimulimi i popullatës ruarale për shtimin e bagëtisë e konkretisht shtimin e tufave të deleve, dhe e treta është: Interesi i zhvillimit të turizmit malor. Në mesin e bukurive të rralla natyrore të kësaj bjeshke të pasur me kullota dhe ujë të bollshem e të ftohtë, i zoti i “stanit” Isuf Mehmetaj ka pritur në amjent të hapur qethtarët dhe mysafiret e shumtë. Rreth orës 10 të ditës filloj qethja e dhënve, që ishte edhe piksunimi kryesor i kësaj feste në radh të parë familjare e fistare e pse jo edhe kombëtare. Sipas zakonit e para që pelqehet të qethet nga qethtarët, nga tufa është delja që bartë trokaçen, pra këmborën që është e para e tufës e nuk është e rastit të jetë nga më e mira e tufës. Kjo dele rrunxë që u qeth nga qethtari Selman Ahmeti nga fshati Jasiqi, zgjoj kurreshtjen e të pranishmeve dhe ngazelleu zëmrat ndër qethtarët tjerë , ndersa i zoti i tufës nga zemëra e uroj për punën e përkryer që bëri duke i thënë: “Të lumshin duart se shkri e ke”. Selmani është qethtar me përvoj të madhe, ai është 72 vjeç dhe përvoja e tij shumvjeçare shërben si mësimdhënje për çetharët e rinj. Një tjetër qethtar që qethi delen në stilin e tre rreshtave është Ibish Ahmetgjekaj nga Isniqi, ai është qethtar i ri ne krahasim me axhën Selman, por ia ka marr dorën kësaj mjeshtrie, këtij artri popullor, duke qethur që nga mosha 15 vjeçe. Si bari i ri, ai ka marr pjesë në të qethurat e deleve në Dukagjin, në Plavë e Guci, në Rugovë,në bjeshkën e Pleçes, në Junik e gjetiu. “Tufa ime numeron mbi 200 krerë dele dhe ato i qethi më shumë kënaqësi”- thotë Ibishi. “Veçanërisht ndihem shumë mirë dhe punoj me vullnet, kur jam i thirrur në t’ qethna”- pohon ai duke mos i ndalur gërsherët mbi shpinën e majme të deles bardhokë që ka lesh të butë dhe cilësor, ku leshi i bardh si borë depërton me ajken e vet mbi gishterinjt e shpejt të këtij qethtari të vyeshëm. Afër tyre, një qethtar nga Malësia e Rozhajës, Rrahman Lajçi, në këmbë, ka vënë të qeth dashin e tubës. Ai përdor një stil të veçant nga këta të dukagjinit. Fillon nga shpina duke qethur dashin që për brirësh ia mban një djalë nga Isniqi. Edhe Rrahmani me njeshtri nxjerr rreshtat mbi kurrizin e gjerë të dashit mjaft korpulent. Interesante është që delja që fillon të qethet nën gërsherët e mbrehta nuk bënë shumë lëvizje, pasiqe edhe bashka e rend e leshit që po i hiqet, dhe ky fllad bënë që ajo të ndihet më e freskët dhe më mirë në këtë zheg të verës. “Këtë zanat që e kam shumë përzemër e kam trasheguar nga të parët e mi’”- thot Rahmani dhe pos qethjesh me tre renda di t ‘i qeth delet e dhe me motive tjera shton ai. Trerendeshi është traditë e qethtareve të Prapaçanit, ndersa qethja e deleve me 4-5 rreshta është traditë e Isniqit dhe e Deçanit në përgjithesi, kurse qethjet e imta me 6,7,8 renda (rreshta) janë mjeshtri e rrallë e qethtarëve të të Vokshit dhe Junikut rrefen qethtari Hajdar Rexhahmetaj nga Isniqi.
Mr. Avdyl Hoxha që ishte drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore në regjionin e Pejës thotë se Dita e të Qethurave e ka zanafillen e vet që në lashtësi, nga koha kur njeriu filloj të vishet, të mbrohet nga të ftohtit, me leshin e deles. Ai shpjegon se delet qethen dy herë në një vit kalendarik. Në pranverë bëhet qethja e përkrysave ( Pervjelat) që kryhen në trupin e deles rreth barkut dhe këmbëve e që deles i mundëson levizjen e lirshme dhe thithjen e lehtë të qumshtit nga qengji. Leshi i përvjelave është më i shkurtë dhe përdoret për “tymën”, ndërsa peri përdort për përpunimin e dorëza, pastaj për përpunimin e zhgunit, për mbushja e drugëzes në vek e për thurjën e çorapëve. Leshi i përvjelave përdoret për punimin e simbolit kosovar, plisit të bardh (qeleshës) e thoshte me krenari Z. Maksutaj që qeleshja i rrinte bukur mbi sy. Qethja kryesore është kjo e muajit korrik ku përfitohet bashka, ku leshi i saj është dy herë me i gjatë se sa leshi i përvjelave. Qethjet bëhen në mënyrë të organizuar dhe varën shumë nga tufa e deleve se sa frymë numëron ajo. Për të qenë qethtar duhet të kesh përvoj dhe ta njohesh mire anatomin e trupit të deles. Them se s’ka piktor e as rrojtar që mund të zbatoj viat dhe harqet më precize në punimet e veta se sa qethtari që aplikon artin e vet mbi qenjen e gjallë siç eshtë delja, kjo bageti e imtë që është shënjt në bjeshkët dhe Alpet shqiptare.
Si qethet delja?
Pasi që delet në ditën e “t’ çethnave” bariu ose baçica duhet t’i këtë mjelë ato para se të qethen dhe së delet nuk lëshohen në kullos, pasiqe stomaku i tyre duhet të jetë i zbrazet për shkak të përdorimt të saj më të lehtë dhe për mos demtimin fizik të deles. Së pari delja më shumë kujdes kthehet në bisht, më kokën dhe kurriz mbeshtet në trupin e qethtarit. Pastaj fillon qethja duke filluar nga fytyra drejtë qafës. Nga qafa deri në gjoks dhe leshi i hiqet deri në të dy shpatullat e para dhe aty i ndahet jaka( leshi që mbetet pa u prekur nga briret deri tek krahet e delës) dhe aty qethtari vendos se në sa renda (radhe do ta pret leshin dhe mjeshtri e di që ato rreshta diametralisht duhet të jenë të barabartë dhe në stil të njëjtë në të dy krahet e saj, pra të delës). Pas kësaj punë të mundimshme për qethtarin, rrezohet delja në tokë dhe shtrihet në krahun e majtë. Tek koka i ngulet një hu apo shkopi i bariut dhe këmba e parë që ështe në anën e poshtme të trupit i lidhet më litar i cili shkon mbi qefën ( fytyrën) e delës dhe kështu pamundësohet lëvizja e saj. Këtu qethtari fillon t’i shpaloj “blenat” e bashkës së leshit nga pjesa e përvjelave duke i nda ato dhe fillon qethja nga këmba e parë e jaka e qafës deri tek këmba e prapme. Qethari i lë “pondlat” (tufa, (ble) leshi në disa pjesë të trupit) për dekor. Radhet e leshit të prerë shkojnë nga përvjelat e pjesesë së prapme të trupit deri tëk krahet. Rendi i parë nga kofsha deri tek kukat, rendi i dytë nga kukat deri tek kopaçi dhe i treti nxjerrët nga kopaçi deri në shpinën e deles. Në rendin e dytë i lihen krahet dekorativ (tufa leshi pa u qethur) që i shtojnë bukurin deles, e bejnë me të plote dhe shumë tërheqese për syrin e bariut, njeriut në përgjithsi. Një qethtar me pervojë të mirë mbrenda 20 -25 minutash e qethë një dele me tre renda, ndërsa ata që qethin me katër, pesë e gjashtë e më me shumë renda marrin më shumë kohë. Pas të qethurave desht nuk njohin njeri tjetrin dhe shpesh ndodhë që ata te vriten më njëri tjetrin, pasi vehten nuk e shohin dhe tjetri i duket i vogël nga trupi pasi që nuk e ka bashkën më në shpinën e tij. Ogiqet e tufes që kanë brirët e dredhur nuk qethen, atyre u lihen bashkët me nga dy- tri vite e më shumë e që më pas, pasi të prehen, lekura e ngarkuar më lesh lihet për postaqi e që përdorët për shtroje në odën e madhe dukagjinase.
Etnografi rugovas Bashkim Lajçi ka ardhur në këto të qethura për të ndjerë për së afërmi dhe për të përjetuar në shpirt traditën e lashtë të bariut dukagjinas se si ai me mjeshtri aplikon motivet në lëkurën e deles që pa dyshim është e shenjtë. Ai me dashamirësi më sqaron motivet e përkryera të qethtareve dukagjinas që mjeshtrisht i aplikojnë mbi lekuren e deles. Ja ç’thotë ai: “Ky qethtar përdor motivin solar, atë të diellit, që është simbol i plleshmërisë, ndërsa ky tjetri me gërsher ka vizatuar mbi shpinën e deles gjarprin, ky ka qendisur delen me hajmeli kurse ky afër tij ka përdorur kubëza, si dhe rrath më një pikë në mes që simbolizojnë syrin, mbrojtja nga syri i keq siç e thotë populli, pra mbrojtja na ‘mësyshi’”- thekson Lajçi. Këto dekorime, pos objekteve të gurit, druri e hekurit tek shqiptarët i gjemë edhe në lekurën e deles, gjë e cila ka zanafillen e vet nga paganizmi, siguron Lajçi. Me kënaqësi dhe bindje shkëncore ish drejtori i Muzeut Etnografit në Pejë Dr. Bashkim Lajçi flet për vazhdimësinë e etnosit tonë e cila fatmirësisht u mbijetua, pra leriktet e së kaluarës sot janë gjallë. Lajçi thotë se këto relikte janë shumë dimensionale, andj edhe lypin studim të mirëfilltë të trashigimisë si në aspektin e dekorimit, në aspektin e mbrojtjes nga syri i keq, aspekti i plleshmërisë dhe pse jo edhe aspekti funksional e frymëzues që në artin e të qethurit tek ne shqiptarët, pasardhesit e Ilireve , është i përkyer. Për qethtarët dhe mysafirët e ftuar e zoja e stanit, baçica, përgatit mazën e zier, specialitet ky që shtrohet në sofër, në ditën e të qethurave, pastaj shijohet tomli i koritave, maza e djathi i bardh i bardhokave si dhe specalitete që piqen nën saç, siç janë: leqeniku (miserniku) dhe flia. Po ashtu sofrës nuk i mungos as mishi i pjekur i qingjit, pra gjithçka është e bollshme dhe shumë e shijshme. Për të shuar etjen përdoret kjumshti (hirra e zier) dhe kosi i trash i deleve, këto prodhime përfekte të qumshtit të deleve . Aty në odën e imprrovizuar në lendinen mbi stan, këngëtari Mentor Tahiraj nga Dashinoci më zërin e kulluar si uji i Alpeve Shqiptare, ia thotë këngës baritore në qifteli që i kënaq musafiret e pranishem, të cilët e urojnë duke i thenë: “Te këndoftë zemra” apo “të lumtë goja e gjithmonë këndofsh” etj. Ndahemi nga bjeshka e Isniqit të mahnitur për bukurit e saja përrallore, ku bora e zë borën e që barinjë e shoqerojnë më qumshtin e deleve e që ende është prezente më bardhësinë e saj. Ndahem nga këta njerez bujar e të vyeshëm, me bindjen së mësuam diçka për ritet dhe zakonet tona shekullore të trashëguara bez pas brezi, duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të përjetojmë kënaqësi të tilla.