Apetitet e boshnjakëve për ekspansion dhe boshnjakizim të të gjithë besimtarëve myslimanë të Ballkani shkojnë aq larg sa po shtie rrënjë ideja që në perspektivën iluzore të ngrihet një shtet i madh i myslimanëve në Ballkan i cili, nën patronatin e Bosnjës, do të përfshinte Bosnjën, Sanxhakun, pjesët myslimane e boshnjake dhe shqiptare të Malit të Zi, gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe pjesën shqiptare të Maqedonisë.
SKËNDER GASHI, “Kërkime onomastike-historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës”, AShAK, Prishtinë, 2015
Sdo që në ndonjë defter osman të regjistrimit të kryefamiljarëve dhe pronave të tyre në shek. XV fort rrallë evidentohet edhe ndonjë i tillë emri i të cilit përcillet me atributin “boshnjak”, ose “i ardhur nga Bosna”, pjesa dërmuese e sllavishfolëve boshnjakë është e ardhur në Kosovë gjatë shek. XVIII, XIX e XX, përkatësisht pas Kongresit të Berlinit 1878 dhe pas Luftës së Parë e të Dytë Botërore. Këta erdhën nga Sanxhaku, Mali i Zi (kryesisht nga Plava e Gucia), Bosnja e Hercegovina, Serbia e nga Kroacia. Numër më i madh sish u vendosën në Pejë dhe në rrethina të tij (Vitomiricë, Dobrushë e ndonjë katund tjetër), në Deçan e në ndonjë katund përreth tij (si p.sh. në Rostovicë), në Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Prishtinë e në Istog. Dijetari “boshnjak”, mr. Redžep Škrijelj, ka shënuar se boshnjakët, si muhaxhirë “të perëndimit” u vendosën edhe në Mazgit e në Obiliq), në Vushtrri e në Zveçan, e madje edhe në ndonjë katund të Drenicës. Mbetet për t‘u parë sa e qëndrueshme është teza e këtij studiuesi sipas së cilës boshnjakët, thjesht, na qenkan shqiptarizuar. Kjo sepse shumë të shtyrë në moshë e të rinj “kanë ruajtur ende veçori [S.G. fonetike, leksikore, leksikologjike, sintaksore, folklorin, mënyrën e jetesës etj.] të së folmes së tyre të mëparshme të arealit dialektor të Plavës e Gucisë”- thotë ky.
Ashtu siç e hesht prejardhjen në krye të herës shqiptare të një pjese të madhe të banorëve të Sanxhakut e të Malit të Zi që sot po e mbakan veten për “boshnjakë”, autori ynë dhe historiografia “boshnjake”, e lavruar në Sarajevë, Novi Pazar e pjesërisht në Kosovë, orvatet tani që për boshnjakë t‘i nxjerrë edhe torbeshët, përkatësisht goranët sado që as etnia e as e folmja e tyre nuk është variant boshnjak i serbishtes, përkatësisht serbishtes as goranët vetë nuk janë boshnjakë, porse vlleh të bullgarizuar që në regjionin e Gorës erdhën nga Jugu i Ballkanit të ndjekur për shkak të doktrinës së bogomilizmit që e praktikonin.
Apetitet e boshnjakëve për ekspansion dhe boshnjakizim të të gjithë besimtarëve myslimanë të Ballkani shkojnë aq larg sa po shtie rrënjë ideja që në perspektivën iluzore të ngrihet një shtet i madh i myslimanëve në Ballkan i cili, nën patronatin e Bosnjës, do të përfshinte Bosnjën, Sanxhakun, pjesët myslimane e boshnjake dhe shqiptare të Malit të Zi, gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe pjesën shqiptare të Maqedonisë.
Në shenj korrektësie ndaj titullit të këtij botimi duhet theksuar që në hapësira të banuara me shqiptarë në fillim të dhjetvjetësishit të dytë të shek. XIV për në rrethina të largëta të Mitrovicës përmendet një katun i bullgarëve, emri i të cilit është ruajtur tek popullata shqipfolëse në trajtën Bugariq, ndërsa popullata serbe e quan Srbobran. Në mbështetje të antroponimisë që e mbanin banorët e atëhershëm të këtij katundi, rezulton se ai do të ketë qenë jo vendbanim i bullgarëve etnikë, porse i vllehve të ardhur nga Bullgaria. Më shumë individë që në vend të patronimit të mirëfilltë mbanin ofiqet bullgar ose i bir i bullgarit dëshmohen në regjistrimin osman të vitit 1455 të hapësirave të sotme të Kosovës, jo porse edhe në Rrafsh të Dukagjinit. Emra bullgarë mbanin sidomos murgë Kërkime onomastike-historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës 289 manastiresh. Numri i bullgarëve në Kosovën mesjetare është aq i vogël, sa nuk ia vlen të trajtohet më gjerë.
E njëjta gjë vlen edhe për grekët. Individë me ofiçin “greku/grekja; i bir i grekut” dhe murgj me emra grekë bartësit e të cilëve jo domosdo do të kenë qenë grekë etnikë janë dëshmuar për në hapësira të banuara me shqiptarë në territorin e sotëm të Malit të Zi dhe në Kosovën e sotme që nga gjysma e parë e shek. XIII dhe në ndonjë defter regjistrimi osman të nkryefamiljarëve të Kosovës së sotme në shek. XV. Edhe këta ishin pakicë e parëndësishme, për të cilën në rrafshin demografik s‘ia vlen të gjurmohet më gjerë. Ndryshe porse qëndron puna në rrafshin gjuhësor e onomastik. Në këtë mes duhet shkokluar çështja se nga kush shqipfolësit kosovarë i huazuan e i ruajtën jo pak fjalë të greqishtes së mesme (bizantinishtes) dhe mikrotoponime e oikonime me prejardhje greke.